Ruben Amorim është trajneri i ri i Manchester United. E ka zyrtarizuar vetë klubi i Premier League, duke sqaruar se trajneri aktualisht në stolin e Sportingut të Lisbonës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me opsion edhe për një vit në bazë të rezultateve të arritura. Trajneri portugez, 39 vjeç, zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag dhe do t’i bashkohet skuadrës më 11 nëntor. Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të drejtojë ekipin deri në ardhjen e trajnerit të ri.
sfidanti.al