Chiesa mund të rikthehet në Seria A

Federico Chiesa nuk po arrin të tregojë vlerat e tij në Angli. Ish-lojtari i Fiorentinës dhe Juventusit nuk ka gjetur hapësira ​​te Liverpool, një situatë që mund ta shtyjë atë të largohet nga që në muajin janar. Milani dhe Como janë në ndjekje të futbollistit italiane, teksa kanë kërkuar huazimin e tij në janar. Një situatë e tillë i përshtatet edhe vetë lojtarit, i cili dëshiron që të luajë dhe të rikthehet dhe në Kombëtar. Chiesa u largua nga Juventusi gjatë verës për 12 milionë euro, pasi nuk ishte në planet e trajnerit Thiago Motta, por zgjedhja e Liverpoolit nuk ka rezultuar e duhura.

sfidanti.al