“Buzëqeshin” Partizani e Vllaznia

Kampionati “Abissnet Superiore” ka luajtur ndeshjet e javës së 11-të, ku spektakli nuk ka munguar në të pesta sfidat. Të mërkurën u luajtën tre ndeshje, ndërsa java u mbyll pasditen e sotme me sfidat Dinamo City – Bylis dhe Teuta – Elbasani. Dinamo City barazoi 1-1 me Bylis ndërsa takimi mes Teutës dhe Elbasanit u mbyll pa gola. Në sfidat e luajtura ditën e mërkurë, Vllaznia mundi Tiranën me shifrat 3-4, ndërsa Laçi mori tre pikë shumë të vlefshme pasi fitoi në shtëpi ndaj Egnatias 2-0. Fitore edhe për ekipin e Partizanit, që mposhti në transfertën e Korçës skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 0-2. Të kuqtë e kryeqytetit kryesojnë kampionatin “Abissnet Superiore” me 20 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.

sfidanti.al