Pajaziti mbyll vitin në infermieri

Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti u dëmtua në sfidën e fundit mes Goricës dhe Istrës, teksa ka mbyllur vitin, pas lëndimit në kofshë. Fati i keq për të, që në minutën e gjashtë të takimit pësoi një dëmtim, që do t’i kushtojë shtrenjtë. Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Silvinjo në listën e Kombëtares për tetorin. Mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham.

“Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, ka shkruar Pajaziti në “Instagram”.

sfidanti.al