“Më vjen keq, por dua Real Madrid!”

Alphonso Davies nuk ka asnjë dilemë për destinacionin e tij të ardhshëm. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të largohet nga Bayern për t’u transferuar te Real Madrid. Kanadezi ka edhe pak muaj kontratë në Mynih, pikërisht në qershor 2025, kur del si lojtar i lirë dhe mund ta zgjedhë vetë klubin e ardhshëm. Real Madrid ka përfituar nga situata dhe e ka bindur anësorin të pranojë ofertën e Los Blancos, duke qenë se agjenti i tij nuk kërkon një bonus të frikshëm, por maksimumi 12 mln euro. Manchester United javët e fundit ka bërë disa telefonata, duke tentuar të joshë Davies për në “Old Trafford”, por përgjigjja e këtij të fundit ka qenë kategorike: “Nuk dua, më vjen keq. Kam zgjedhur Real Madridin”.

sfidanti.al