Besa feston 99-vjetorin e lindjes

Në ambientet e Pallatit të Kulturës së Kavajës, u kremtua 99 vjetori i themelimit të njërit prej klubeve më të vjetra në Shqipëri. Besa, plot 99 vite më parë, në 25 tetor 1925 themeloi ekipin që për dekada militoi plot dinjitet në Superiore, rriti e prodhoi futbollistë të niveleve të larta në ekipet shqiptare, por edhe ekipet tona Kombëtare. Fatkeqësisht, është mbushur 1 dekadë që Besa i mungon Superiores dhe kjo natyrisht nuk i bën nder një qyteti si Kavaja. Në këtë ceremoni morën pjesë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, kavajasi Abdyl Kuriu dhe Bardhyl Jera, si dhe padyshim të zotët e shtëpisë, kryebashkiaku Fisnik Qosja, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, veteranë, e qindra tifozë.

Krahas fjalimeve ceremonial të rastit, ku u evokua historia e Besës nga veteranë të nderuar, dy momente ishim ato që ndezën zjarr atmosferën dhe kënaqën të pranishmit. Kryebashkiaku Fisnik Qosja, përshëndeti vendimin e FFSH-së për të ndihmuar Kavajën në ndërtimin e stadiumit. Rreth këtij vendimi, foli anëtari i komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kavajasi Abdyl Kuriu. Së dyti, ishte premtimi e besimi njëzëri i të gjithëve, se ky do të jetë sezoni në fund të të cilit Besa do të rikthehet aty ku e ka vendin, në Superiore. Befasi e këndshme ishte edhe minidokumentari i ndryshimit total të aneksit stërvitor të Besës, falë investimit të bashkisë, por edhe drejtimit me dashuri e merak të përgjegjësit në bashki për sportet, ish-kapitenit të Besës, Meglid Mihani. Ky ceremonial u mbyll me bindjen e besimin se 100 vjetori do të festohet me Besën në Superiore.

sfidanti.al