Erik Ten Hag mbetet trajner i Manchester United dhe klubi nuk ka në plan të bëjë ndonjë ndryshim. Ky është mesazhi që pronarët kanë dashur të japin pas fitores ndaj Brenfordit (2-1), pavarësisht se trajneri holandez mbetet ende në diskutim. Arsyeja është e qartë dhe ka të bëjë me fillimin e tmerrshëm të këtij sezoni mes kampionatit dhe Europa League-s. Ndërkohë që “Djajtë e Kuq” mohojnë zërat që do të bëjnë ndryshimin në stol, emrat të shumtë po diskutohen nga media angleze zi pasues të holandezit. Emri i fundit i lançuar nga “Daily Mail” është i pabesueshëm: Xavi Hernández. Ish-trajneri i Barcelonës po shihet si zëvendësues i mundshëm në rast se Manchester United vendos seriozisht të shkarkojë Ten Hag. Një delegacion anglez i udhëhequr nga CEO Omar Berrada në Barcelonë të enjten e kaluar, pavarësisht se klubi është justifikuar se bëhej fjalë për disa takime të planifikuara të bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe që nuk kishin të bënin me futbollin. Megjithatë, tabloidi anglez u përgjigj, duke specifikuar se “Djajtë e Kuq” kanë kontaktuar Xavin me telefon në dy raste gjatë muajve të fundit. Mbetet të shihet se si do të evoluojë situata, por është fakt se në fund të sezonit të kaluar Ten Hag zgjati kontratën me United deri më 30 qershor 2026, ndërsa ish-lojtari i Barcelonës u shkarkua nga klubi katalanas në maj dhe është i lirë për të trajnuar një ekip të ri.
sfidanti.al