Bianka Gaskonj ka akuzuar publikisht bosin e “Harrods” për ngacim seksual dhe dhunë verbale. Sipas vajzës së Pol Gaskonj, Mohamed Al-Fajed ka abuzuar gjatë kohës që ajo punonte në stafin e manjatit nga Egjipti, i cili ndërroi jetë më 30 gusht të 2023 në moshën 94-vjeçare. Gjatë një interviste për “Sky News”, 37-vjeçarja tha se nuk kishte bërë publike akuzat pasi ishte e turpëruar nga ajo që kishte ndodhur. Fjalët e vajzës së Gaskonj kanë ardhur pas një procesi të madh të hapur ndaj kompanisë “Harrods”, e cila është dërguar në gjyq prej 250 punonjësve, të cilët ishin pjesë e sektorit të shitjeve, të cilët pretendojnë se kanë përjetuar të njëjtën eksperiencë.
sfidanti.al