Gazeta Marca ka vlerësuar Lionel Messin si futbollistin me më shumë tituj te fituar. Ka qenë vetë drejtori i prestigjiozes së njohur, Juan Ignacio Gallardo, që i ka dhënë çmimin sulmuesit argjentinas. “Faleminderit të gjithëve. Unë nuk numëroj titujt, sidomos ata individualë. Ishte spektakolare të shikoja videon që keni bërë për mua.
Isha në gjendje të realizoja të gjitha ëndrrat e mia dhe arrita shumë më tepër nga sa ëndërroja si fëmijë. Zoti më dha diçka të madhe. Unë arrita të realizoj ëndrrën më të madhe të një lojtari, që është Kupa e Botës” – tha Messi. Futbollisti ka fituar 8 herë Topin e Artë, 23 herë është shpallur golashënuesi më i mirë, 1 Kupë Bote, 2 Kupa Amerike, 4 trofe të Champions dhe 10 tituj të La Liga.
sfidanti.al