Fiks një vit më parë, Neymar lëndoi rëndë gjurin. Ish-sulmuesi i PSG-së dhe Barcelonës, i cili tani luan për Al-Hilal, pësoi një dëmtim total të ligamenteve të kryqëzuara gjatë një ndeshjeje me kombëtaren braziliane. Që atëherë, lojtari i është nënshtruar një operacioni dhe ka filluar një rehabilitim të gjatë, por tani më në fund mund të shohim dritën në fund të tunelit. Në fakt, futbollisti “Carioca” ka nisur stërvitjen me shokët e skuadrës dhe pas pak javësh mund të vijë rikthimi i tij i shumëpritur në fushë. Në llogarinë e tij në Instagram, Neymar publikoi një mesazh që jep shpresë për një rikthim në fushë. “Një vit nga lëndimi më i rëndë që kam pasur. Është shenja e një luftëtari që nuk heq dorë kurrë nga ajo që dëshiron”.
sfidanti.al