Ramos, jashtë top-10 lojtarëve më të vlefshëm pa ekip

Pas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, lojtari më i kërkuar (pa skuadër), mbetet ish-qendërmbrojtësi i Salzburgut, Solet, i cili ka nënshkruar për skuadrën italiane Udinese Calcio për vitin 2025. Në mesin e shtatorit, Solet ndërpreu kontratën me ekipin austriak. Tani vlera e tij në treg ka rënë me 2 milionë për të mbetur në 8 milionë euro. I dyti është Ghislain Konan nga Bregu i Fildishtë (5 milionë euro), i cili ishte aktiv tek Al Nassr. “Top 3” mbyllet nga Daniel Amartey (4 milionë euro), pas largimit nga Besiktasi. Sergio Ramos nuk hyn as në ‘10-shen e parë’, ku shfaqet ish-lojtari i Barçës dhe PSG-së, Rafinha Alcántara (3 milionë euro) apo Dele Alli (5 milionë euro). Renditja e lojtarëve pa kontratë më të vlerësuar është mbyllur nga iraniani Jahanbakhsh, me një vlerë prej 2.5 milionë euro. Ndërkohë vlerë në treg e Ramosit ka mbetur 1.8 milionë euro, aq sa e kishte kur u largua nga Sevillan.

sfidanti.al