Barcelona prezanton fanellën e veçantë

Partneriteti i Barcelonës me Spotify ka bërë që klubi spanjoll të bashkëpunojnë me një sërë artistësh muzikorë gjatë dy viteve të fundit. The Rolling Stones, Drake, Rosalia dhe Karol G kanë pasur emblemat e tyre të veçanta të paraqitura në fanellën e Barcelonës në vend të sponsorit kryesor të klubit, Spotify, për ndeshje të veçanta. Tani, duke shkuar drejt “El Clasicos” të këtij muaji kundër Realit të Madridit, Barcelona ka hyrë në një bashkëpunim me grupin ikonik britanik Coldplay. Sot katalanasit zbuluan fanellën speciale, me logon e Coldplay, që do ta veshin më 26 tetor, kur do të përballen me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”.

sfidanti.al