Pep Guardiola ka pranuar se ai dëshiron që Manchester City ta shmangë Barcelonën në Ligën e Kampionëve këtë sezon. City, që u eliminua nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ka bërë një fillim të mirë të sezonit të ri në Evropë, duke barazuar me Interin dhe duke shkatërruar me rezultat 4-0 Slovan Bratislavën.
Kampioni në fuqi i Premier League do të luajë ndaj Sparta Pragës, Sporting Lisbonës, Feyenoordit, Juventusit, Paris Saint-Germainit dhe Club Brugges. Barcelona ndërkohë është mposhtur nga Monaco në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por më pas mposhti Young Boysin me rezultat 5-0 në shtëpi.
Gjatë paraqitjes së tij për televizionin italian “Che Tempo Che Fa”, Guardiola ishte pyetur për të treguar ekipin që dëshiron ta shmangë këtë sezon në Ligën e Kampionëve. “Pyetje e mirë, Barcelona ndoshta. Dashuria që kam për ta më shkatërron mua. Unë kam lindur në një qytet të vogël, kështu që nuk është asnjëherë e lehtë të luash ndaj tyre”, ka thënë ai. Në fund tekniku spanjoll u pyet edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve duke mos preferuar që t’i përgjigjet direkt kësaj pyetje. “Nuk e kuptoj, unë jam thjesht një trajner. Mendoj se do të jem në gjendje që t’i përgjigjem kësaj pyetje në fund të sezonit”, përfundoi ai.
sfidanti.al