Kombëtarja U21, gati për sfidën me Armeninë

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21. Lojtarët nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi kryen seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë kontributin ndaj Armenisë. Përgatitjet kanë nisur që të hënën e kaluar, ndërsa një ditë më parë skuadra u stërvit në stadiumin “Air Albania” ku do të luhet edhe ndeshja. Në seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike. Ndeshja Shqipëri U21 – Armeni U21 do të luhet nesër në “Air Albania”, në orën 18:00 dhe hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” është falas.

sfidanti.al