Zvicra luan përballë Danimarkës ndeshjen e radhës të vlefshme për Ligën A. Ashtu si dy vite më parë ekipi i Jakin është përballë një detyre të vështirë pasi duhet që të evitojë vendin e fundit në këtë grup, i cili do ta dërgonte automatikisht në Ligën B.
Një skenar i tillë nuk do të pritej mirë në Zvicër pasi do të ishte hera e parë që kalonte në këtë ligë në katër edicionet e Nations League.
Pasojat do të ishin edhe më të rënda nëse një skenar i tillë do të realizohej pasi Zvicra do të humbte edhe vendin e në Vazon 1 në shortin e Eliminatoreve të Botërorit 2026.
Siç dihet grupet e eliminatoreve të këtij eventi që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të do të caktohen në bazë të një shorti ku ekipet do të zgjidhen nga vazot e ndryshme. Pjesë e Vazos 1 do të jenë dy skuadrat e para të katër grupeve të Ligës A. Sa i përket vendeve të tjera do të renditet skuadrat në bazë të renditjes së FIFA-s.
Në këtë renditje për momentin është e 10-ta, por rezultatet e dobta në fushë mund të bëjnë që ekipi i Jakin të renditet më poshtë.
sfidanti.al