“Perëndia” Everest merr “sakrificën” e radhës, vdes i madhi Ueli Shtek!

Suksesi dhe rreziku janë motër e vëlla, diçka që e dinë mirë kampionët e mëdhenj në çdo fushë të njerëzimit. Të tillë janë edhe alpinistët, ata që jetojnë në kufijtë mes jetës dhe vdekjes dhe njëri prej më të shquarve ishte Ueli Shtek. Zvicerani “ishte” pasi nuk është më, ndërsa gjeti vdekjen në Himalaje. Trupi i tij u gjet nga grupet e ndihmës së shpejtë, të cilët u lajmëruan nga alpinistë të tjerë që ndodheshin në zonë.

Tragjedia e Shtekut ndodhi në faqen Nupce të malit të Everestit (apo Xhomolungmës sipas vendasve). Zvicerani 40-vjeçar kishte në plan të bënte një ngjitje në Everest dhe në malin tjetër, atë të Lhotses nga ana e Nepalit, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1963. Ndërkaq, Shteku ishte praktikuar me ngjitje dhe zbritje të shpejta, në mënyrë që të mos e kalonte natën nëpër kampet e ngritur si stacione ndërmjetëse. Kjo ndoshta ia shtoi rrezikun dhe i mori jetën, besohet për shkak të rënies ndërsa donte të ngjiste një pjesë me akull.

Shtek u bë i famshëm për rekordet e tij, ndër të cilët si njeriu që ngjiti Everestin pa oksigjen shtesë në vitin 2012. Çdo vit, Himalajet dhe sidomos Xhomolungma marrin disa jetë njerëzit, ndërsa zvicerani i shquar ishte viktima e parë për këtë sezon.

Sfidanti.alalpinisti2