Kosova rrëmben tri pikë në Lituani

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore 2-1 përballë Lituanisë, në ndeshjen e luajtur në Kaunas, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Goli i parë mbërriti në minutën e 20-të me firmën e Edon Zhegrovës, i asistuar nga Muslija. Ermal Krasniqi shënoi të dytin në minutën e 65-të. Vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 84-ët me anë të Golubickas, pas një gabimi të portierit Shaipi, i cili në këtë sfidë luajti në vend të Muric. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ndeshjen e radhës do e luajë të martën në “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45.

sfidanti.al