Shqipëria për moshën U17 mposhtet 0-5 nga Holanda, përballje e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian për Grupin 3. Që do të ishte një ndeshje e vështirë, kjo u pa në minutat e para, Holanda mori frenat e lojës dhe në minutën e 11’ mbrojtësi i krahut të djathtë, Chivano Vejks do të realizonte golin e parë të takimit. Shqipëria u mundua të ngacmonte kundërshtarin, por do ta gjente veten në disavantazhin e dy golave, pasi Emre Unuvar do të shënonte në minutën e 21’. Në pjesën e dytë, tekniku Andrea Tedesco bëri një skuadër më agresive, në minutën e 54’, Mihana krijoi një moment të rrezikshëm, por vetëm kaq, sepse Holanda do të shënonte dhe tri herë të tjera, fillimisht me Ouarghi, Nash dhe së fundmi me Berens. Me këtë fitore, Holanda shkon në vendin e parë me 6 pikë, ndjekur nga Kroacia me katër, që mposhti ditën e shtunë Ishujt Faroe me shifrat 7-0. Më datë 15 tetor, Shqipëria e 17-vjecarëve do të luajë ndeshjen e fundit përballë Ishujt Faroe me shpresën për ta mbyllur grupin me fitore.
sfidanti.al