Kouto i jep miliona City-t edhe pse s’ka debutuar kurrë me kampionët e Anglisë •

Mançester Siti sapo ka arkëtuar plot 25 milionë euro nga Borusia e Dortmund. Klubi gjerman kishte huazuar me detyrim blerje Jan Kouton, i cili kishte një klauzolë interesante në kontratën që e transferoi në Gjermani. Sipas akordit mes dy klubeve Borusia do të duhej të paguante 20 milionë euro për Kouton nëse ky i fundit do të luante pesë ndeshje në sezon. Përveç 20 milionë eurove Borusia i kishte kaluar edhe pesë të tjera Sitit për huazimin e lojtarit. Interesant është fakti se Kouto nuk ka luajtur asnjë minutë me Mançester Sitin.

sfidanti.al