Bajrami optimist: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

Mesfushori Nedim Bajrami ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Çekinë që do të luhet në “Epet Arena duke nisur nga ora 20:45. Një vit pas golit në Pragë, si e sheh skuadrën tonë dhe kundërshtarin? – Besoj se goli që kam shënuar është e kaluar, ka kohë. Neser do të jetë një ndeshje ndryshe sepse është një skuadër fizike. E kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe të gjithë djemtë janë gati. Nesër e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë, do të japim maksimumin për të fituar. Rëndësi ka që të mos humbasin pasi e dimë që është një skuadër fizike dhe e fortë në shtëpi. Mungesat në skuadër, sa gati është ekipi psikologjikisht dhe fizikisht?

Na mungojnë disa lojtarë, por besoj që e gjithë skuadra është gati. Kemi edhe çuna të rinj në skuadër, Tuci, i cili është stërvitur sot me ne dhe e kemi pritur shumë mirë. Nuk ka shumë rëndësi, na mungon Gjimshiti, Broja. Po të gjithë jemi gati dhe do të japim maksimumin nesër për ndeshjen. Do të jetë një sfidë e vështirë, sepse janë të fortë në shtëpi. Por do të jemi gati që në minutat e para.

Kush do të ndikojë më shumë nesër faktori psikologjik, apo përgatitja fizike taktike? – Besoj që çdo ndeshje ka peshën e vet. Ne nesër do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin, Edhe në të kaluarën kemi luajtur kundër Çekisë, e njohim kundërshtarin, por nesër do të jetë një sfidë ndryshe dhe besoj që të gjithë djemë janë gati nesër. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë. Sa shqetësuese është për ju që do të luajmë nesër në transfertë për të fituar grupin? – Besoj se për të fituar grupin, është ende herët sepse ne i marrim ndeshjet me radhën. E shohim nesër, ne do të futemi të japim maksimumin tonë. E dimë që do të jetë e rëndësishme, sepse ata nuk na kanë harruar dhe jemi përgatitur shumë mirë për nesër. Si e shikon ndeshjen nesër? – Jemi një skuadër e fortë dhe individualisht jemi të mirë. Më e rëndësishmja nesër është të futemi mirë në fushë. Çekia në shtëpi është skuadër e fortë dhe minutat e para do të jenë të vështira. Ne jemi gati dhe të shohim se çfarë do të ndodhi nesër. A pret që kjo ndeshje të jetë e ngjashme si më parë? – Besoj se nesër do jetë më ndryshe, sepse ata luajnë në shtëpi. Ne e dimë se çfarë na pret nesër, të gjithë jemi gati. E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe siç e thashë më parë, çekët janë një skuadër  fizikisht e fortë, që bëjnë shumë presion në lojë. Tuci dhe Laçi luajnë në “shtëpin” e tyre “Epet Arena”? –  Nuk kemi folur shumë për këtë temë. E di që luajnë në këtë stadium, te ne ka qenë një atmosferë shumë e mirë për të gjithë skuadrën.

 

sfidanti.al