Tani është pothuajse një takim i përhershëm. Një dhuratë, një kënaqësi që Zlatan Ibrahimovic i bën vetes çdo vit për ditëlindjen e tij, pra një makinë e re plot shkëlqim. Këtë herë, ish-futbollisti që fryu 43 qirinj, ka vendosur “të surprizojë” veten me një supermakinë, Ferrari SF90 XX Spider, i cili shtohet në koleksionin e tij të makinave. “Gëzuar ditëlindjen Zlatan”. Teksti konciz nën postimin në të cilin drejtuesi i Milanit ndan imazhin e makinës së tij me një ngjyrë të zezë dhe detaje të kuqe. I prodhuar në vetëm 599 copë, SF90 XX Spider mburret me një motor hibrid 1030, një V8 me turbo dyfishtë dhe tre motorë elektrikë.
sfidanti.al