Zhegrova, Muriqi dhe Muslija rikthehen në dispozicion të “Dardanëve”

Tre prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të  përfaqësueses kanë shkelur rregullat. Ata kanë kërkuar falje për “gabimin”. Letrën e kërkim faljes e publikoi FFK-ja të premten, bashkë me listën e selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit. “Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, shkruhet në letrën e kërkim-faljes. Të tre janë ftuar për ndeshjet e këtij muaji.

sfidanti.al