Joan Laporta i dërgon një tjetër mesazh Xavi Hernández. Presidenti i Barcelonës, gjatë ditës së hapur të fondacionit Cruyff, vuri në pah aftësitë dhe personalitetin e Hansi Flick, duke thënë se trajneri gjerman nuk kërkon justifikime pavarësisht dëmtimeve të shumta që skuadra pësoi në fillim të sezonit.
Laporta vlerësoi punën e ish-trajnerit të Bayernit: “Ne e nisëm mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë dhe nuk justifikohet. Lëndimet janë problem por ai po e kapërcen shumë mirë. Tani lojtarët e rëndësishëm po rikuperohen”, shpjegoi ai. Laporta pranoi rolin e madh që luajnë lojtarët e La Masías këtë sezon: “Ka shumë ndeshje. Kalendari na detyron të kemi skuadra konkurruese dhe të shumta. Përfshirja e lojtarëve nga ekipi i të rinjve po jep rezultate të shkëlqyera dhe Flick po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një trajner shumë profesionist, i cili e njeh ekipin dhe e menaxhon shumë mirë”.