Një 88-vjeçar i dënuar me vdekje 56 vite më parë është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë japoneze pasi u zbulua se provat e përdorura kundër tij ishin të rreme, shkruan adnkronos.it. Në vitin 1968, Iwao Hakamada ishte shpallur fajtor për vrasjen e shefit të tij, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë. Atij së fundmi iu dha liria pas dyshimeve se prokurorët kishin falsifikuar provat që çuan në dënimin e tij. Kalimi i mbi gjysmë shekulli në dënim me vdekje pati një ndikim të madh në shëndetin mendor të Hakamada, aq sa ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në seancën në të cilën u shpall përfundimisht i lirë.
sfidanti.al