Një 88-vjeçar i dënuar me vdekje 56 vite më parë është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë japoneze pasi u zbulua se provat e përdorura kundër tij ishin të rreme, shkruan adnkronos.it. Në vitin 1968, Iwao Hakamada ishte shpallur fajtor për vrasjen e shefit të tij, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë.