Lazio “ëndërron” Bellingham

Pasi shkëlqeu tek aventura e tij, me spanjollët e Getafe, “ylli” i Manchester United, Mason Greenwood kërkohej me ngulm nga “Bardhekaltërit” e Lazio, mirëpo me kalimin e tij te Marseille gjithçka ndryshoi. Në të tilla rrethana, bordi i Lazio është fokusuar te një tjetër talent anglez e më konkretisht te vëllai i vogël i Jude Bellingham, i cili është pjesë e skaudrës së Sunderland. Jobe Bellingham aktivizohet kryesisht në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të luajë edhe si mesfushor dhe qendërsulmues, me 18-vjeçarin, që vlerësohet me një çmim rreth 15 milionë euro dhe nëse gjithçka arrihet me sukses kalimi te Lazio do të ishte eksperienca e parë e tij jashtë ishullit.

sfidanti.al