Maqedonia e Veriut ka mbyllur javën e 8-të në kampionatin e futbollit. Një javë e suksesshme për Shkëndijën, që mposhti 4-0 Vardarin dhe mori kryesimin e kampionatit. E diel për t’u harruar te Shkupi, i cili u mposht 2-1 nga Rabotniçki. Gostivari dhe Struga e mbyllën në barazim 2-2, me kampionët në fuqi që kanë harruar të fitojnë. Vlen për t’u përmendur fitorja e Besa 1976. 1-0 përballë Voska Sport, për 3 pikë të arta. Me vetëm 1 pikë më shumë se Gostivari dhe Rabotniçki kryeson Shkëndija. Struga mban vendin e pestë, teksa djemtë e Qatip Osmanit ndodhen 5 pikë larg. Një fazë e parë mjaft e vështirë ndërkohë për Shkupin. Pas 8 javëve numërojnë vetëm 9 pikë.
sfidanti.al