De Biasi për derbin: I befasuar nga Milani

Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, në intervistën e tij për TMW, u ndal tek emrat e mëdhenj të Serisë A, më konkretisht te suksesi i Milanit ndaj Interit në derbi. “Juventusi dhe Napoli janë dy nga kandidatët për të sfiduar Interin për titull. Ata luajtën nën nivelin e derbit, por ne gjithashtu duhet të mendojmë për të gjitha angazhimet e zikaltërve, edhe nëse Interi dhe Milani vinin nga dy ndeshje të shkëlqyera”.

“Milani më mahniti, kur dukej se ishin gati të binin, nxorën atë që nuk ishte parë ende: krenarinë, shpirtin e hakmarrjes, dëshirën për të sakrifikuar veten. Ky është një mesazh i bukur dhe jam i lumtur për trajnerin. Si gjithmonë, kur nuk di çfarë të bësh, sporti i preferuar është të vendosësh në diskutim trajnerin”.

sfidanti.al