Raul Gonzalez Blanco ishte një legjendë e Real Madridit, prandaj puna e tij është gjithmonë nën lupë dhe gati për t’u gjykuar. Në verë ai ishte i lidhur me Bayer Leverkusen nëse Xabi Alonso do të largohej, por tani trajneri i Real Madrid Castilla është një ide për Schalke 04, ku spanjolli ka luajtur në të kaluarën, kur ishte në fundin e karrierës së tij, duke u bërë shpejt një pikë referimi. Sipas asaj që raporton Relevo, skuadra gjermane, e cila po kalon një nga momentet më të këqija të historisë së saj të fundit, do të dëshironte ta shihte në stolin e klubit. Por ai nuk dëshiron të rrezikojë të “digjet”, duke qenë se përvoja e tij e parë si udhërrëfyes teknik larg Real Madridit do të ishte vërtet sfiduese dhe do të duhej ta jetonte atë edhe në një klimë të vështirë.
sfidanti.al