Artan Mergjyshi largohet nga Apolonia

Artan Mërgjyshi nuk është më trajner i Apolonisë. Tekniku i njohur ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes përballë Flamurtarit ditën e sotme. Në intervistën për RTSH pas ndeshjes në Vlorë, Mergjyshi ka deklaruar se jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës fierake. Apolonia ka grumbulluar vetëm 4 pikë në 5 ndeshje të luajtura në kampionat dhe aktualisht qëndron në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë.

sfidanti.al