Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka bërë një propozim interesant. Në një intervistë të dhënë për “RMC”, Platini deklaroi se skuadrat duhet të luajnë me nga 10 lojtarë, për shkak se futbolli ka ndryshuar dhe futbollistët vrapojnë më shumë. Sipas tij, ulja e numrit, do të bënte që në fushë të kishte më shumë hapësira. “Ndoshta duhet të heqim një lojtar, të luajmë me 10 në fushë për secilën skuadër. Futbolli është luajtur me 11 futbollistë në vitin 1900, por atëherë lojtarët vraponin më pak se sot, kishin më pak fuqi, ishin më pak të shpejtë. Kështu që ndoshta do të ishte një gjë e mirë të zvogëlohej numri i lojtarëve, për të liruar hapësirë në fushë“, deklaroi Platini. Ish-futbollisti legjendar francez, mbajti postin e presidentit të UEFA-s nga viti 2007 deri në vitin 2015.
sfidanti.al