Myrto Uzuni feston golin e parë sezonal në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrjetën e parë këtë sezon me fanellën e Granadës mbrëmjen e djeshme në duelin ndaj Elches të vlefshëm për javën e pestë të La Ligës 2. Uzuni e nisi këtë duel nga stoli, dhe u aktivizua në minutën e 46-të. Vetëm 9 minuta në fushë i mjaftuan talentit beratas, për të shënuar golin, që barazoi sfidën përkohësisht në 1-1
sfidanti.al