Muçi, janari i hap dritaren e Anglisë

Ernest Muçi do të transferohet në Angli në merkaton e dimrit. Sipas portalit turk “Aksam”, sulmuesi shqiptar do të largohet nga Beshiktash për një shifër prej 15 milionë eurosh. Sipas “Aksam” 23-vjeçari është në dilemë pasi për momentin ka në tavolinë ofertat e klubeve si West Ham dhe Aston Villa. Mungesa e hapësirave te skuadra e Besiktas mund ta penalizojë jo pak ish-talentin e Tiranës që këtë sezon po eklipsohet nga bomberi italian, Ciro Immobile.

sfidanti.al