Lajme të reja dalin në dritë në lidhje me fushatën e transferimeve të Barcelonës. Sipas asaj që u raportua nga të gjitha mediat në Spanjë, në verë Al-Hilal u kishte ofruar 100 milionë euro drejtuesve të klubit blaugrana për Raphinhan, duke vënë në tavolinë një pagë prej 25 milionë euro në vit për brazilianin, i cili megjithatë preferoi të refuzonte klubin saudit pa u menduar shumë.
Ndërkohë, Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, në intervistën e tij të gjatë dhënë për kanalet zyrtare të klubit blaugrana, ka shpjeguar pse në fund klubi investoi te Dani Olmo dhe jo te Nico Williams: “Për ne ishte e qartë që ne. duhej të nënshkruanim me një lojtar shumë cilësor. Në fund blerja që bëmë na dha më shumë opsione futbollist në mes të fushës me një profil të ndryshëm nga ai që kemi ne”. Deco ka vazhduar duke folur për merkaton: “Ishte e rëndësishme të mos biesh në tundimin për të shitur dhe nuk ishte e lehtë me FFP dhe të gjitha këto gjëra. E kishim të qartë se e rëndësishme ishte të mos dorëzoheshim dhe të përpiqeshim të ruanim atë që kishim në shtëpi. Kishte oferta për lojtarët, por ne e kishim të qartë se nuk donim të humbnim pjesë të rëndësishme. Nëse vitet e fundit kemi ndërtuar një skuadër, ideja nuk ka qenë për ta çmontuar, objektivi ka qenë ngritja e nivelit, jo ulja e tij”.
sfidanti.al