Lajme të këqija vijnë për Milanin nga grumbullimet e kombëtareve. Ismail Bennacer është ndalur për shkak të një problemi fizik në seancën e fundit stërvitore të Algjerisë. Lojtari do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Liberisë, e planifikuar për të martën dhe do të kthehet në Itali sa më shpejt të jetë e mundur. Algjeria duhej të luante një ndeshje në një fushë sintetike më 10 shtator, prandaj skuadra po stërvitej në të njëjtën sipërfaqe për t’u përgatitur sa më mirë. Sipas asaj që raportohet, është një dëmtim në pulpë. Bennacer iu nënshtrua testeve në Algjeri dhe do të kryejë teste të mëtejshme në Milano. Koha e rikuperimit të supozuar nga stafi i kombëtares algjeriane do të jenë rreth tre muaj, të paktën dy e gjysmë nëse gjithçka shkon mirë, gjithashtu sepse do të duhen gjashtë javë vetëm që muskuli të shërohet.
sfidanti.al