Morata: Mezi pres të luaj dhe të shënoj në derbin ndaj Interit

Alvaro Morata shumë shpejt pritet të rikthehet në dispozicion  të Milanit, pasi u dëmtua në fillim të këtij sezoni. Spanjolli nuk u grumbullua nga tekniku de la Fuente, për dy sfidat e para të “La Roja-s” për Nations League. Sulmuesi kuqezi është duke kryer stërvitje të diferencuar në Milanello. Ai “po lufton” me kohën me qëllim që të jetë i gatshëm për teknikun Fonseca, për rikthimin e kampionatit.

Megjithatë pavarësisht se duhen dy javë, në Milano kanë nisur “ethet” e derbyt të Madoninës, me Alvaro Moratën që shpreson të jetë i gatshëm për derbin e parë të Milanos për të. “Mezi po e pres ta luaj atë ndeshje. E kam ndjekur vetëm si tifozë në dy raste, për të ndjerë më nga afër emocionin e kësaj ndeshje, e cila është vërtet shumë speciale. Interi është një skuadër shumë kompetitive, por unë shpresoj që t’i mundim këtë here e t’i bëjmë të festojnë tifozët tanë pasi e meritojnë. Në derbi nevojitesh që të kesh uri për ta fituar”, përfundoi deklaratën e tij sulmuesi spanjoll i Milanit.

sfidanti.al