Nedim Bajrami pas 5 vitesh në Itali do të luajë në Skoci me një prej ekipeve më me emër në këtë vend Glasgow Rangers. Në një intervistë për televizionin e klubit, Bajrami shprehu tregoi se si e priti ofertën dhe synimet që ka.
“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë”.
sfidanti.al