Tonali shlyen dënimin, trajneri e grumbullon

Sandro Tonali është gati për tu kthyer në fushë. Mesfushori i Newcastle ka shlyer plotësisht dënimin prej dhjetë muajsh për “çështjen e basteve” dhe trajneri, Eddie Howe e ka grumbulluar atë për ndeshjen e Carabao Cup kundër Nottingham Forest që do të luhet nesër në mbrëmje. Tonali është plotësisht në dispozicion të trajnerit anglez, i cili në konferencën për shtyp shprehu optimizmin e tij se mesfushori italian tashmë është në formë dhe shpreson që të jetë vendimtar për skuadrën. Ndonëse një vit vonesë, Newcastle do të mund të fillojë të shijojë frytet e investimit prej rreth 70 milionë eurosh të bërë në verën e vitit 2023, duke blerë nga Milani mesfushorin italian.

sfidanti.al