Spikati sezonin e kaluar me fanellën e Kukësit, duke shënuar 5 gola me skuadrën verilindore në Superiore. Sulmuesi nigerian Mustapha Gbolahan Salami është gati për një aventurë të re në karrierë, pasi është transferuar tek izraelitët e Bnei Yehuda. Kukësi ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit në rast rishitjeje. “Faleminderit Mustapha Gbolahan Salami! Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin izraelit të Bnei Yehuda për transferimin e sulmuesit Mustapha Gbolahan Salami, si edhe ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit. FK Kukësi falënderon Salamin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor.
sfidanti.al