Neuer nuk e mendon “pensionin”

Vendimi për t’u larguar nga kombëtarja gjermane pas 15 vitesh dhe 124 ndeshjesh nuk duhet të bëjë të mendohet se Manuel Neuer është gati të largohet nga futbolli në fund të sezonit aktual.

“Nuk mund të marrësh një vendim brenda natës, por imi ishte një zgjedhje e vetëdijshme. Pas dëmtimit të rëndë që pësova, synimi im ishte të reagoja dhe të bëja gjithçka që ishte e mundur për t’u kthyer me fanellën e Gjermanisë. Në atë periudhë nuk ka pasur asnjë sekondë që të mos mendoja për fundin e historisë sime në kombëtare dhe pas eliminimit të hidhur në Kampionatin Evropian në shtëpi mendova se ishte joha e duhur koha”.

Neuer, megjithatë, ende dëshiron të vazhdojë me klubin pavarësisht moshës 38-vjeçare: “Unë nuk e filloj sezonin me idenë për të thënë lamtumirë në fund të vitit, nëse ende argëtohem dhe nëse kemi një sezon të suksesshëm me stafin e ri teknik dhe do të ketë një shtysë të re, atëherë patjetër do të ec përpara. Le të shohim se çfarë ndodh”.

sfidanti.al