Bylisi ka zyrtarizuar blerjen më të re, sulmuesin Marjo Gjata. Ish-sulmuesi i Egnatias në sezonin e kaluar, kampion i Shqipërisë, ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 9. Gjata është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar pasi ka luajtur më parë, përveç Egnatias, edhe me Apoloninë, Teutën e Dinamon.
sfidanti.al