Reims dhe Lilë kanë përjetuar momente ankthi në stadium në ndeshjen mes tyre në Ligën 1. Një përplasje e dhunshme ka lënë pa ndjenja në fushë Angel Gomez dhe është dashur për shumë minuta ndihma e mjekëve që ai të largohej me ambulancë dhe ndeshja të rifillonte pas 35 minutash ndërprerje. Të gjithë lojtarët ndërhynë me shpejtësi për ta ndihmuar dhe ishte futbollisti Kabela ai i cili vrapoi për të sjellë maskën e oksigjenit se ndihma po vononte. Për shumë minuta në fushë mbretëroi kaos, derisa u bë e ditur se Gomez ishte i ndërgjegjshëm dhe se po përpiqeshin thjesht ta transportonin në ambulancë pa shkaktuar probleme. Vetëm pasi lojtari u largua nga fusha, skuadrat vendosën të rifillonin lojën, pas një shtyrje që zgjati 35 minuta, ndërsa Kone ishte ndëshkuar me karton të kuq.
sfidanti.al