Fillimi i sezonit të ri 2024/25 të Premier League është tani vetëm pak ditë larg dhe emocionet po rriten përpara ndeshjes hapëse. Manchester United do të përpiqet të rikthehet nga humbja në Community Shield ndaj rivalëve të Manchester City, kur të presë Fulhamin të premten mbrëma në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25. Kampionit në fuqi, Cityt i është nënshtruar një detyrë e vështirë në ndeshjen e tyre hapëse, duke udhëtuar për t’u përballur me Chelsean e rinovuar në Stamford Bridge të dielën. Nën-kampionët e sezonit të kaluar, Arsenali do të përballen me Wolves në Emirates të shtunën, ndërsa Liverpooli përballet me Ipswich Town në Anfield. Megjithatë, edhe ekspertët e kompanisë të të dhënave “Opta” kanë këshilluar gjithashtu skuadrën e Pep Guardiolës si favorite për të mbrojtur trofeun. Ata kanë parashikuar që tre të parat të jenë të njëjta me sezonin e kaluar, me Arsenalin që do të përfundojë sërish nën-kampion dhe Liverpooli do të dalë i treti. City i është dhënë një shans 82.2 për qind për të fituar ligën, Arsenalit (12.2%) dhe Liverpoolin (5.1%) që konsiderohen si të vetmit sfidues të tjerë realistë. Por, ka diçka befasuese me vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, me Chelsean që pritet ta marrë atë vend nën drejtimin e menaxherit të ri Enzo Maresca.
sfidanti.al