Prapaskena e largimit të Szczesny nga Juventus

Historia mes Juventus dhe portierit Szczesny tashmë ka arritur në kreditet e fundit. Ndjesia ishte krijuar prek kohësh, e di edhe portieri polak kur, më pak se një muaj më parë, e pranoi këtë hipotezë duke u vënë në dispozicion për çdo gjë: “Unë i respektoj kontratat, por nëse një klub që të ka dhënë kaq shumë, të kërkon të zgjidhësh marrëdhënien, duhet ndihmuar ”, tha portieri i Juventus në një intervistë, i vetëdijshëm se nuk është pjesë e projektit të teknikut të ri Thiago Motta.

Fundi i një raporti që zgjati 7 vite dhe polaku e përjetoi si protagonist gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur shtyllat bardhezi. Di Gregorio tashmë është gati të veshë fanellën e titullarit dhe Szczesny duhet vetëm të përveshë mëngët dhe të fillojë të mendojë për destinacionin e ardhshëm, skuadrën për të cilën do të luajë… ose ndoshta jo. Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, edhe portieri polak mund të marrë një vendim drastik. Tashmë që marrëdhënia e tij me bardhezinjtë përfundoi zyrtarisht, ai mund të vendosë t’i japë lamtumirë futbollit në mungesë të propozimeve të vlefshme. Prandaj, Szczesny mund të “varë këpucët në gozhdë” vetëm në moshën 34-vjeçare. Këtë tezë e mbështesin edhe fjalët e vetë portierit, i cili në të kaluarën kishte thënë se nuk e imagjinonte veten mes shtyllave për shumë vite të tjera, ndryshe nga miku dhe ish-kolegu i tij Buffon.

sfidanti.al