Jasir Asani vendimtar për Guangju

Jasir Asani shënon golin e parë sezonal në kampionatin korean dhe i dhuron fitoren skuadrës së tij Guangju në transfertën kundër Jeonbuk. Sulmuesi shqiptar ka nisur sfidën si titullar dhe në minutën e 70-të ka shënuar golin, që i ka dhënë tre pikë të çmuara skuadrës së tij. Duket se Asani ka lënë pas krahëve mosmarrëveshjet me klubin koreano jugor dhe tashmë është kthyer sërish një element i rëndësishëm i Guangjusë.

sfidanti.al