De Gea drejt Serie A

Prej disa javësh tashmë Fiorentina ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me David de Gea-n, i cili së fundmi është bindur që të firmosë me klubin nga Firence. Ish-portieri i Manchester United ka rreth 14 muaj pa klub dhe oferta e Fiorentina-s u duk menjëherë tunduese për 33-vjeçarin. Fiorentina i kishte lënë mundësinë portierit që të shfaqte kërkesat e tija për kushtet, pra kohëzgjatjen e bashkëpunimit dhe pagën, teksa së fundmi mediet italiane kanë zbuluar shifrën e kërkuar nga De Gea. 33-vjeçari spanjoll kërkoi një kontratë 1-vjeçare me opsionin për një vit tjetër shtesë, ndërsa paga e kërkuar është 2 milionë euro neto plus 1 milion bonuse në vitin e parë, duke u rritur në 3 milionë euro plus 1 milion bonuse në të dytin.

sfidanti.al