Gasperini e pranon: Koopmeiners dëshiron vetëm Juven

Pak ditë para finales së Superkupës së Europës kundër Real Madridit, Gian Piero Gasperini lëshon “bombën” gjatë një interviste për Eco di Bergamo dhe zbulon të ardhmen e mesfushorit holandez Koopmeiners: “Ai tashmë ka një marrëveshje me Juventusin, ndihet i stresuar. Me këtë qëndrim, nuk mund të jetë i dobishëm as për ekipin, as për shokët e tij të skuadrës. Ka vendosur të mos luajë apo të stërvitet më me ne.”

Fjalë të prerë të trajnerit të Atalantës, i cili njofton se nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin kyç të mesfushës për ndeshjen e 14 gushtit, në Varshavë: “Ne kemi shumë probleme, – shpjegoi Gasp, duke kujtuar edhe dëmtimet e Scamaccas dhe Scalvinit – ekipi është shumë më pak konkurrues se në fund të sezonit të kaluar. Mungojnë ende tre përforcime për të cilat klubi po punon”. Me pak fjalë, pasi Giuntoli e ndoqi për muaj të tërë, Koopmeiners nisi përplasjen me Atalantën, duke pretenduar zyrtarisht të vazhdojë karrierën e tij në Torino. Tani të gjitha palët duhet të gjejnë kompromisin, për të mos nisur një luftë të hapur, nga e cila askush nuk do të dalë i fituar.

sfidanti.al