Chiesa i vetëofrohet Milanit

Jashtë projektit të Juventusit, dhe me klubin që ja ka bërë të qartë që të gjejë një skuadër tjetër, Federico Chiesa po shikon për të gjetur një sistemim. Vlerat e lojtarit nuk janë në diskutim, por paga aktuale prej 5 milionë eurosh plus bonuset, si dhe kërkesat për pagën e ardhshme për të paktën 6 milionë euro në vit, trembin jo pak klubet që mund ta duan. Kështu ka ndodhur kur agjenti i lojtarit Fali Ramadani, ka trokitur në dyert e Milanit dhe Romës për të bërë një sondazh dhe kuptuar nëse ishte e mundur nisja e një tratative. Klubi verdhekuq, pasi ka blerë Soule nuk ka ndër mend për të shtuar organikën edhe me Chiesën, ndërkohë që te Milani, ku duke spostuar në pozicionin e trekuartistit Pulisic, kanë mundësinë për të angazhuar një tjetër lojtar krahu, stepet nga rreziku për të prishur ekuilibrat në dhomat e zhveshjes, me një pagë të barabartë me atë të Leaos.

Kanë kërkuar informacione për Chiesën dhe Napoli e Lazio, por edhe në këtë rast paga përbën një pengesë. Nga jashtë Italisë nuk ka pasur asnjë ofertë të parezistueshme. Juventusi për kartonin e Chiesës kërkon nga 15 deri në 20 milionë euro, por e di që me kontratën e sulmuesit në skadencë në 2025, nuk është se ka situatën në favorin e saj. Chiesa nuk u grumbullua as për miqësoren e fundit brenda familjes, dhe me bërjen publike të faktit se lojtari është jashtë projektit, te Juventus synojnë të ushtrojnë presion për largimin, dhe madje nëse lojtari nuk shitet deri në 30 gusht, janë gati të mos ta grumbullojnë deri në rihapjen e merkatos në janarin e ardhshëm.

sfidanti.al