Dejvi Bregu bashkohet me Dinamon

Dejvi Bregu është blerja më e re e skuadrës së Dinamos. Sulmuesi vlonjat, i cili ka luajtur me skuadra si Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeun dhe Teutën, por dhe në Turqi e Poloni, së fundmi me Wisla Kraków, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me blutë.

Njoftimi i Klubit

Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat. Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni. Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!

 

sfidanti.al