Olimpistët kosovarë, krenari shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një koment për sportistët e Kosovës që morën pjesë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”, ku rrëmbyen dhe dy medalje, me xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. “I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook. Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

sfidanti.al